Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive disa prej banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Rama shprehet se deri në natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në Bashkinë e Shijaku.
Pas dorëzimit të çelësave kryefamiljarëve, Rama nuk ka kursyer as batutat po dhe vërejtjet për punëtorët që kishin bërë punimet, në disa detaje.
“E besoje apo jo, thuaj të vërtetën se po qesh gruaja” pyeti kreu i qeverisë të zotin e shtëpisë, pas dorëzimit të çelësit duke i treguar se pavarësisht skepticizmit të disave, qeveria po vijon punë në terren me procesin e rindërtimit
Rama u zhvendos edhe në disa familje të tjera ku nuk munduan “thumbat” për Partinë Demokratike.
“Ti je i PD-së. Këta demokratë e Shijakut i duam shumë mezi i kemi”, tha Rama.
