Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Reshat Radhimën, anëtarin e grupit të Habilajve u cili u ekstradua nga Italia.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Radhima kërkoi lirinë por gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë në vitin 2017.
Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill gjykimin për dosjen 'Habilaj', ndërsa seanca e parë dështoi, për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.
Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.
Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.