GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Marku ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në trafikun e drogës. Avokati Tonin Prendi tha se Marku është njohur me të penduarin e drejtësisë Eltjon Bregasoi në vitin 2015 gjatë fushatës së PS, por refuzon të ketë bashkëpunuar me të në trafikun e narkotikëve.
