U ekzekutua në Ekuador, shkatërrohen dy bandat e Ergys Dashit në Slloveni! 11 në pranga, sekuestrohen 60 mijë euro

25 Qershor 2022, 10:16

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia e Koperit në Slloveni ka shkatërruar dy banda kriminale të të përfshira në trafikun e sasive të mëdha të drogave ilegale. Ata arrestuan 11 të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60.000 euro.