U emërua pak ditë më parë drejtor burgu në Vlorë, dënohet për shpërdorim detyre Egon Velaj

24 Tetor 2019, 17:57

VLORE- Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i IEVP Vlorë, Egon  Velaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të Aluiznit në Vlorë.

Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se dënimi i Velajt është konvertuar në 12 muaj shërbim prove. Vendimi për Velajn është dhënë nga trupi gjykues me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj.