U gjet i braktisur në Patoku, ja pamjet e jahtit Slloven, dyshohet do përdorej për trafik droge

18 Tetor 2020, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2020-10-18 10:32:48

Report Tv siguron pamjet e jahtit me flamur slloven që u gjet i braktisur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Shëngjinit.

Jahti i braktisur është konstatuar prej dy ditësh në afërsi të Ishmit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare.

Policia kufitare fillimisht është larguar pasi ka parë jahtin pasi nuk ka pasur njeri në të. Por është rikthyer ditën e dytë kur e ka gjetur sërish të braktisur dhe për këtë arsye e ka marrë dhe e ka ankoruar mbrëmjen e djeshme në orën 20:10 në Portin e Shëngjinit.

Dyshohet se jahti përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi.