U gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, flasin familjarët e Sherif Mukajt: Shteti të nxjerrë të vërtetën! Policia na tha se dyshohet të jetë vrarë për pazare droge

13 Qershor 2022, 15:23

Xhaxhallarët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë treguar për Report Tv se ai nuk kishte konflikte me njeri. Ato i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.