U gjet me armë pranë selisë së Partisë Socialiste ku ishte Rama, dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

7 Prill 2021, 13:01 | Përditesimi: 7 Prill 2021, 14:48

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë Selisë së PS në shkurt 2020.

Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Gjuta u arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste. U pikas nga Garda e më pas u ndalua nga forcat shqiponja.

r.k./Shqiptarja.com