U gjobit për shkelje të masave anti-COVID, Braimllari: Politike! Rama do të ndalë ritmin e LSI

11 Shkurt 2021, 12:01 | Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 15:33

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar për herë të parë në Report Tv pas gjobës me 5 mln lekë që i është vënë sot nga policia pasi ka zhvilluar një mbledhje elektorale në shkelje të masave anti-COVID në Maliq.

Braimllari teksa pohoi se ka marrë gjobë tha se ajo është politike, e urdhëruar nga Rama për të ndalur rritjen e LSI dhe për të frikësuar njerëzit. Sipas tij në takim nuk janë shkelur masat anti-COVID, ndërsa shton se është respektuar distanca.

E kuptoj  sikletin e rilindjes sepse LSI është në një rritje të pandalshme. Është e vërtetë që na kanë gjobitur. Nuk është problem i te shifra por te mënyra se si po veprohet për të ndaluar ritmin e LSI. Kjo tregon se rilindja është e tmerruar nga LSI sepse në LSI janë afruar të rinj dhe të reja nga anembanë vendit. Duan të frikësojnë njerëzit sepse njerëzit e kanë marrë vendimin e tyre, janë në rrugër e duhur drejt 25 prillit, Fitorja e lsi është e siguruar. Pse rilindja urdhëron drejtorn e  qarkut të Kroçë stë gjobisë vetëm LSI , sepse lsi është në rritje. Unë di që aktivitetet lejohen në bare dhe restorante, tavolinat kanë qenë në distancë.

Është një gjobë politike. Kam një mesazh për drejtorin e policisë së qarkut të korçës që është kthyuer në ushtar të Edi Ramës. Smundet policia e qarkut të Korçës të përdoret politikisht. Ramën e tmerron LSI. Merr drejtuesit e komisariatit dhe thotë ndiqeni nga pas LSI dhe ne kemi një polici shtetit që po përdoret politikisht nga Rama. Ia bëj të qartë Ramës se me 25 prill do të çmontohet kjo skemë kriminale. Rama nuk shqetësohet se atje skanë bukë të hanë dhe skanë mundësi punësimni por për një takim", tha ai.

Por edhe pse ka marrë gjobë për shkelje të masave anti-COVID gjatë organizmit të këtij takimi, Braimllari ka deklaruar i prerë se s'ka asgjë që do ta ndalë LSI-në duke theksuar se ai do të vazhdojë me takimet derë më derë siç ka bërë deri më tani.

Njëkohësisht me Braimllarin është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e aktivitetit të LSI. Aktiviteti për të cilin është vënë gjobë është zhvilluar më datë 7 shkurt ndërsa gjoba është vendosur ditën e sotme, kjo për shkak edhe të shtrëngimit të masave kufizuese nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëvë të cilët kanë vendosur që duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 20:00 dhe jo në 22:00 siç ka qenë më parë.

b.ha./Shqiptarja.com