U godit nga një mjet në autostradën Fier-Lushnje, ndërron jetë personi

13 Prill 2020, 15:27

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje. Një mjet tip golf ka goditur një person i cili udhëtonte me biçikletë, duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së këtij të fundit.