U goditën nga tërmeti dhe sot nën akthin e koronavirusit, shpërndahen pako ushqimore për familjet e prekura

25 Mars 2020, 16:42

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku banesat e tyre u kthyen në të pabanueshme, janë duke përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi në çadra dhe kontejnerë. Pavarësisht situatës së vështirë, banorët që ndodhen të strehuar në çadra po ndihmohen me pako ushqimore nga bashkitë dhe rezervat e shtetit.