U hodh nga kati i 3-të i COVID/30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit, sot do festonte 30-vjetorin

5 Mars 2021, 19:46 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 19:57:36

Sot Xhino Koça, i riu nga Durrësi që humbi jetën në mënyrë tragjike në spitalin "Shefqet Ndroqi"do të mbushte 30 vjeç. Familjarë,të afërm,shokë e miq organizuan një ceremoni në formë homazhi për të kujtuar njeriun e tyre. Ata u mblodhën në bregdet,pranë objektit të quajtur"Sfinksi",dhe në heshtje kujtuan Xhinon. Në duart e tyre ndodheshin, 30 trëndafila të bardhë, 30 pëllumba dhe 30 tullumbace,aq sa janë dhe vitet që do të mbushte Xhino sot.Tullumbacet dhe pëllumbat e lëshuan drejt qiellit në mënyrë simbolike sepse Xhino tashmë është ngjitur në qiell. Gjithçka u realizua në mënyrë të heshtur. Pati vetëm një falënderim në fund për pjesëmarrësit dhe më pas ata u shpërndanë. Ky përkujtim i veccantë u paralajmërua dje nga mamaja e Xhinos, stilistja e njohur Lira Koça. Xhino Koça në moshën 29-vjeçare vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, më 13 gusht teksa ishte infektuar me COVID-19.