U hodh nga kati i dytë i infektivit, kushëriri i 69-vjeçarit: Nuk kishte probleme që ta çonte në këtë veprim!

10 Nëntor 2020, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 16:24:13

Pas ngjarjes së rëndë ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, Report Tv ka shkuar në fshatin Belinë, Fier ku jeton ai.

Taulant Grëmbi, kushëriri i 69-vjeçarit Reshat Grëmbi deklaroi se fillimisht ai shkoi në spitalin e Fierit e më pas u transferua në Tiranë.

Ai thotë se 69-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem që mund ta çonte në këtë veprim, asnjë problem ekonomik apo diçka tjetër.

Dje ka shkuar në spital familjarët nuk e dinë ende këtë  që ka ndodhur.