U inaugurua dje, Rama publikon pamjet nga Spitali i Fierit: I pajisur me infrastrukturë moderne, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

22 Prill 2021, 08:29

Ditën e djeshme është inauguruar spitali Memorial Rajonal i Fierit i cili është realizuar në kohë rekord brenda 3 muajsh. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin thotë se është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.