U infektuan me COVID/ 18 të dënuar të 313-tës shtrohen në spitalin e burgut në QSUT

25 Prill 2020, 12:37

TIRANE-Spitali i tretë COVID-it në Shqipëri është spitali i burgut në QSUT, teksa sot u regjistruan edhe 4 raste të reja nga vatra e 313-tës. Report Tv mëson se prej dy ditësh në këtë spital janë karantinuar 18 të prekur nga vatra e burgut 313-të në Tiranë, pra italiani, që ishte rasti i parë, 13 të tjerët që infektoi dhe 4 rastet e sotme. Një burim i tha Report Tv se të gjithë të shtruarit në spitalin e burgut janë të dënuar. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve ende nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse janë të dënuar, paraburgosur, gardianë apo mjekë duke mbajtur gjithçka në terr.