U infiltrua nga hasmi/ Biseda e fundit e Billës me të dashurën, telefoni i hapur edhe pas ekzekutimit! Vajza iku të fshihte provat me nipin e autorit

27 Qershor 2020, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 13:42:37

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet. Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim.