U kap me 800 gramë kokainë, në pranga një 33-vjeçar në Tiranë! Drogën e kishte fshehur në brez

26 Janar 2021, 11:12 | Përditesimi: 26 Janar 2021, 11:12

TIRANË - Një 33-vjeçar u arrestua nga policia për trafikimin e kokainës në sasi të vogla.

33-vjeçari me iniciale A.A. u arrestua në zonën e ’21 dhjetorit’ në kryeqytet pasi gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet një sasi prej 800 gramë kokaine.

Policia njofton se i arrestuari shiste lëndën narkotike me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg kundrejt vlerës 45 euro.

“Në vendin e quajtur "21 Dhjetori", gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike” – njofton policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

b.ha./Shqiptarja.com