U kap me armë në banesë, avokati nuk arrin të nxjerrë veten nga qelia

14 Prill 2020, 15:26

Endrit Demiri, avokati i arrestuar me një arsenal armësh në fshatin Pëllumbas të Tiranës, nuk ka mundur të nxjerrë vetveten nga qelia. Sot gjykata e Tiranës, vendosi të lerë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Demirin, i cili u ndalua nga policia e kryeqytetit në 20 mars 2020. Vendimi për Demirin u dha nga treshja e gjyqtarëve, Gramoz Levanaj, Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi.