U kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, arrest me burg për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin

7 Nëntor 2020, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-08 07:37:40

Avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokuroria nuk kishte prova për dy të dyshuarit.

"Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetëm një komunikim më 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit të kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qenë në magazinë sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnjë lloj prove nga ana e prokurorisë. Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kanë nxjerrë asnjë emër të personave të përfshirë siç pretendohet. Magazinën shoferi i kamionit ia ka kërkuar me qera sepse i ka thënë se dua të merrem me fruta perime duke qenë se zona e Lushnjes njihet për atë punë.  Nuk ka asnjë provë që tregon se kamioni është ngarkuar me drogë tek magazina por vetëm shihet duke hyrë dhe duke dalë" - tha Saimir Korreshi avokat mbrojtës i Arlind Tabaku.

"Është absurde që nuk është nën hetim asnjë punonjës në doganën e Hanit të Hotit ku kamioni kaloi me drogë"  - tha Anton Kosteri avokati tjetër i Arlind Tabaku.