U kapën me heroinë dhe 2 kg kokainë, arrestohet banda shqiptare e drogës në Itali

20 Shkurt 2019, 21:41

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizate kriminale të përshirë në  veprimtarinë e trafikimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike vepruese në zonat e Biellës dhe Vercellit në Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se operacioni kundër drogës është kryer nga ekipet e policisë në Biella dhe Vercelli, ku janë sekuestruar një sasi prej 2 kg kokainë, 130 gramë heroinë dhe 100 mijë euro.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, përveç tregtarëve të vegjël të drogës , policët arritën të zbulonin majën  e "piramidës" së grupit të bandës që përbëhej nga dy shqiptarë që jetonin në një apartament në zonën e Milanos.  Ndërkohë mësohet se pjesëtarët e këtij grupi e ushtronin prej kohësh këtë aktivitet kriminal duke shitur kryesisht kokainë dhe hashash.

Nuk bëhen të ditur identitet e të arrestuarve, ndërsa policia italiane vazhdon punën hetimore për kapjen e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë aktivitet kriminal.