U konfirmua me COVID-19, Donald Trump shtrohet në spital! Mjekët: Është në gjendje të mirë, por rrezikon për shkak të moshës

3 Tetor 2020, 11:17

Pas konfirmimit pozitiv me COVID-19 të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe zonjës së parë Melania Trump lajme të tjera vijnë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën e tyre. 17 orë pasi u diagnostikua pozitiv me COVID 19 Presidenti amerikan Donald Trump është shtruar në spital. Një helikopter e ka dërguar atë nga Shtëpia e Bardhë në Qendrën mjekësore Ushtarake Walter Reed në Maryland. Trump është parë i veshur me një kostum dhe me maskë teksa transportohej, ndërsa do të punojë në një suitë të veçantë në spital për ditët e ardhshme si një masa paraprake.