Arben Bekteshi, 30-vjeç i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’, ku për shkak të një konflikti të ndodhur disa ditë më parë mes Arben Bekteshit dhe Ermal Matishit, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit.
