U 'kryqëzua' për pensionistët/ Propozimi i ri i Beqajt: Familjeve të varfra t'u japim smartphone falas

30 Prill 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 14:22:31

E ndërsa u 'kryqëzua' me propozimin për uljen e pagave të administratës dhe të pensioneve suplementare, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka bërë sot një tjetër propozim në Kuvend. Ai propozoi që të gjitha familjet e varfra duhet t’u jepet një smartphone, njësoj siç u bë me dekoderin për TVSH-në. "Sa shumë paskemi pas nevojë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe u provua se mazhoranca e Edi Ramës ka bërë një investim në teknologjinë e informacionit.

Sa më shumë ecim në këtë drejtim dhe ja ku u provua se sa largpamës ka qenë ai vendim dhe sa të efektshme këto vendime. Por po evidentojmë një kontradiktë të re. Po na krijohet një barrierë digjitale me një grup të ri të shoqërisë. Universaliteti në teknologjinë e informacionit duhet të jetë një prioritet i ri. T’i japim familjeve të varfra edhe smartfonin, siç i dhamë dekoderin për TVSH” tha ai.