U kthye nga Italia me COVID, emigranti infekton 4 të afërm në Vlorë

10 Korrik 2020, 12:04

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste me Covid në Vlorë. 4 janë në fshatin Kotë. Të infektuar nga një i afërm që kishte ardhur nga Italia, i cili kishte rezultuar pozitiv. Dy raste të reja janë pensionistë. Rastet e tjera janë kontakte të personave të mëparshëm të konfirmuar me Covid.