U kthyen nga Greqia, zgjidhet problemi i emigrantëve që e kaluan natën në tokën neutrale

31 Mars 2020, 16:51

Disa shqiptarë mbetën të bllokuar prej orës 02:00 të mëngjesit deri mesditën e sotme në piken doganore të Kapshticës në toke neutrale sepse nuk mund të kryenin procedurat në sportelet e palës shqiptare duke mos qenë të pajisur me dokumentin nga ana e konsullatave në vendet respektive ku jetojnë.

Emigrantët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë treguan se kanë kaluar pa asnjë problem në doganën greke. Të shumtë kanë qenë dhe familjarët që i prisnin në doganë me autorizimin përkatës për t'i transportuar në banesat e tyre. E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën doganore të Kakavijës, prej orës 03:00 të mëngjesit rreth 20 shqiptarë nuk u lejuan që të kalojnë.Ndërkohë pas ndërhyrjes nga autoritetet ata u lejuan të kalojnë edhe sot por nga nesër nuk do të lejohet më hyrja e tyre pa një dokumentacion nga ana e konsullatave në vendet respektive ku jetojnë, si masë në kuadër të situatës nga koronavirusi në vend. Të gjithë ata që futen në territorin shqiptar duhet të vetëkarantinohen për një periudhë 2 javore.