U kthyen të jetonin në pallatin e pabanueshëm prej tërmetit, çifiti në Laç: A lihet fëmija kështu?

20 Prill 2020, 12:37

Një çift i ri në Laç po banon në një pallat të shpallur të pabanueshëm për shkak të tërmetit. Ata ndodhën në lagjen numër 4 dhe shprehen se kanë ardhur aty pasi i nxori i zoti i banesës ku qëndronin me qira. Çifti gjatë tërmetit është bërë edhe me fëmijë, ndërsa kryefamiljari shprehet se nuk kanë me çfarë ta ushqejnë.

"Unë quhem Nikolin Deda, banor i lagjes katër Kurbin. Banoj te pallati i konviktit, i cili ka dalë i pabanueshëm. Këtu ku banoj unë aktualisht jemi dy kurorë. Andej është dhoma e nënës, e cila pajiset me bonus qiraje ndërsa unë. Kështu që i lutëm shtetit të më ndihmojë me diçka se as bonus qiraje nuk marr, as ndihmë ekonomike dhe as asgjë nga bashkia, vetëm një qese me ushqime.