'U kurua në Turqi'/ Veliaj: S'jam nga ato që kanë shtëpi në Holandë e që kapin vila çdo katër muaj

13 Gusht 2020, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2020-08-13 11:47:58

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar se ai është kuruar në shtëpi, nuk është larguar në asnjë vend e aq më tepër në Turqi, siç u raportua në disa media. Sipas tij, kjo është një "goditje nën brez" nga kundërshtarët e tij.

"Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë dikë që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që çdo katër muaj kap një vilë.

I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, jo të jemi të përçarë. Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur. Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria", tha Veliaj.