U la jashtë listës, Rama flet për debatet me Bushatin: Zbriti nga treni sapo u hoq si drejtues në Shkodër, shokët e tij kanë ‘punuar’ tokën

9 Mars 2021, 15:02

Kryeministri Edi Rama është prononcuar për herë të parë për lënien jashtë listës së ish-ministrit Ditmir Bushatit. Rama tha se Bushati në momentin që u largua si drejtues politik në Shkodër, tha se zbriti nga treni, dhe se nuk ka dalë në terren si shokët e tij të vjetër që janë në listë.

Kreu i qeverisë tha se nuk mban inate me askënd dhe se ai e ka mbëhstetur madje kur i ka kërkuar që të bëhet sekretar i në OSBE. Rama pranoi se ka disa mendime që ai nuk është dakord me Bushatin, por për të kjo gjë nuk përben problem, ndërkohë që shtoi se nëse do të kishte punuar tokën do të ishte në listë. Kreu i qeverisë nënvizoi madje se Bushati është një nga investimet e tij më të rëndësishme, dhe se e ndjen akoma si njeriun e tij, por shpreson që të nxitoj që të kapë trenin.