U martuan të dielën/ Dyshohet se i helmuan! Fostoksina i merr jetën vajzës, burri në gjendje të rëndë! Prindërit: Nuk kishin konflikte

13 Dhjetor 2019, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2019-12-13 17:51:04

 

LIBRAZHD- Ishin martuar këtë të diel por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. Olsjan Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit dyshohet se janë helmuar me fostoksinë e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja. Në fillim u dyshua se çifti është vetëhelmuar nga rrethana ende të paqarta, por një nga pistat që po heton polica është edhe ajo e një helmimi të mundshëm nga ndonjë person tjerët. Për këtë arsye policia po merr në pyetje familjarë, të afërm e persona të tjerë që kanë lidhje me çiftin.

Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi. Ata janë gjetur të shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e djalit. Prindërit e çiftit janë shprehur para policisë se dy të rinjtë nuk kishin asnjë konflikt të mundshëm mes tyre, apo persona të tretë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.