U mbajt 'e burgosur' nga xhaxhai, u dhunua dhe u la pa bukë...zhduket 17-vjeçarja!

14 Nëntor 2019, 21:54

TIRANË- Pranvera Myrtaj nëna dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.

Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë. Kthimi për pak kohë, do të ishte argëtim  me bashkëmoshatarët e saj. Në atë kohë, babai i Zogës, rezulton të jetë duke kryer dënimin me burg prej 14 muajsh dhe për këtë arsye, personi që do të kthehej në Shkodër pas 2 javësh, për të marrë Zogën ishte vëllai i madh i saj, Selimi. Por me të mbërritur në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ymerit, Selimi përballet me një fakt tronditës, pasi mëson se prej një jave, motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se askush nuk kishte asnje informacion për të.