U mbajtën rrogën për COVID, deputetët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kundër vendimit të Ruçit

24 Gusht 2020, 17:29

Ju kërkua të kontribuojnë me pagën e tyre për të paktën tre muaj për të përballuar ekonomikisht luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19, dy deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Artur Roshi padisin në gjykatë kuvendin e Shqipërisë. ReportTv ka siguruar një kopje të padisë së Murrizit e Roshit depozituar në gjykatë më datë 13 maj 2020, padi me të cilën kërkojnë anulimin e vendimit nr 44 të byrosë së kuvendit.