U mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID mësuesi 39 vjeç nga Shkodra

27 Korrik 2020, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-27 14:03:34

Gazion Rusi, një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën më koronavirusin, duke u bërë viktima e 139 në vend për shkak të pandemisë.

Mësohet se mësuesi i matematikes, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm. Më konkretisht ai ka qenë i shtruar në spitalin 'Shefqet Ndoqi', aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t'ia hedh kësaj sëmundje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s'e fitoi dot betejën. Mesuesi 39 vjeçar ishte baba i tri vajzave.