U merren mostra 14 familjarëve të 2 personave të prekur me koronavirus në Shqipëri

9 Mars 2020, 13:43

14 persona të cilët kanë pasur lidhje të ngushtë me personat që janë prekur me koronavirus në Shqipëri, u janë bërë analizat për të parë nëse janë prekur nga ky virus.

"Janë testuar 65 rate, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të ngushta që janë identifikuar pozitiv", bën me dije ministrja e SHëndetësisë.