U mor peng nga një ‘BMW’ në Elbasan, vajza hapi derën dhe kërkoi ndihmë, kapen autorët

22 Nëntor 2018, 12:11 | Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 15:33

ELBASAN-Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia duke e shpëtuar.

Teksa makina po kalonte në rrugën e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, vajza ka hapur derën duke thirrur “Ndihmë, ndihmë”.

Në këtë moment policia i është vendosur në ndjekje makinës dhe pas disa minutash ka arritur që të arrestojë autorin e pengmarrjes. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur është ndaluar autori dhe makina me targë AA 855 BE.

b.ha./Shqiptarja.com