U ndërtua 1.5 vite më parë, çahet bordura e pallatit 6-kate në Durrës, s'ka perimetër sigurie

3 Dhjetor 2019, 15:22

Report Tv sjell pamjet nga një pallat 6-katësh në Durrës në zonën e Plazhit ku është hapur bordura, por nuk është vendosur ende asnjë perimetër sigurie. Një ekspert i tha gazetares së Report Tv Xhensila Kodra se brenda nuk ka asnjë banor, ndërsa pavarësisht se është bërë një këqyrje paraprake nuk është arritur në asnjë përfundim duke pritur një grup të specializuar për të vendosur. Sipas banorëve ka pasur lëvizje edhe trotuari. Pallati në fjalë, pra 6-katëshi ka pasur edhe garazhe poshtë, ndërsa ka vetëm 1.6 vite që është ndërtuar, por nuk i rezistoi tërmetit duke pësuar dëme.

  •