U ndërtuan gjatë fushatës, shemben rreth 20 objekte në Sarandë

4 Maj 2021, 15:00

Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e disa ndërtimeve, të cilat sipas policisë, janë pa leje dhe mendohet se janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale.