U ndryshonte produkteve ushqimore datën e skadencës, Kote lë qelinë! AKU 12 kontrolle në kompaninë e tij, por s’gjeti shkelje

5 Mars 2021, 14:17

Pak orë pasi u arrestua për falsifikim të ushqimeve si dajthë, vaj ulliri, salcë e reçel, Mihail Kote administratori i SARANDA-AL ka lënë qelinë duke u rikthyer në banesë.

Masa ndaj tij arrest shtëpie u vendos me kërkesë të prokurorisë pasi në trupin e Kotes u vu re se ai kishte një pajisje për frymarrjen dhe në qeli i rrezikohej jeta.

Ndërkohë krimi ekonomik dhe autoriteti kombëtar i ushqimit po punojnë për të tërhequr nga tregu produktet me këtë markë, pasi nga provat e grumbulluara ka rezultuar se datat e skadencës ishin fiktive.

Një tjetër detaj që po heton krimi ekonomik është edhe prania e korrupsionit pasi prej 2019 firma e Kotes është kontrolluar 12 herë, e fundit në shkurt 2021 nga AKU, por kurrë s’është konstatuar shkelja dhe prodhimi i ushqimeve të dëmshme dhe të falsifikaura.