U nis në Itali, infermierja për Report TV: Mezi po e prisja, detyra më thërret...familja fillimisht ishte kundër

20 Prill 2020, 13:17

Kristiana Çullhaj, është një vajzë e re në moshë, e cila ka marrë një mision shumë të rëndësishëm! Do të shkojë në spitale COVID në Itali për të dhënë kontributin e saj, mes heronjve të bluzave të bardha. Në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, ajo ka marrë vendimin për të shkruar në Itali.

"Unë kam 1 muaj që jam shkëputur nga puna, dhe kam aplikuar te portali për infermier dhe pas 2 javësh më kanë kontaktuar. Në orën 12:00 niset avioni. Do zbresim në Romë dhe atje do na ndajnë detyrat. Të them të drejtën nuk e pata të vështirë, mezi po prita se e doja shumë dhe detyra më thërret. Kundërshtuan familjet, por duke para dëshirën time për të punuar ranë dakord me mua", tha Kristiana për Report Tv.