U përfshi në korrupsion, SPAK arreston kryetarin e dhomës së avokatisë Lezhë, Sami Dema

16 Qershor 2020, 20:01

Një 56-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi akuzohet se kundrejt parave ndikonte tek gjyqtarët apo prokuroret për të lehtësuar masat e dënimit. Burimet bëjnë të ditur se i arrestuari është Sami Dema, i cili ishte edhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lezhë. 

Mësohet se Dema u përfshi në korrupsion me gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa arrestimi u bë nga SPAK pas hetimeve të Prokurorit Eneid Nakuçi.