U përplas nga makina teksa udhëtonte me motoçikletë, humb jetën 29-vjeçari afër Divjakës

29 Prill 2020, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 10:48:07

LUSHNJE- Një 29-vjeçar banues në Sopëz të Lushnjes ka humbur jetën pas një aksidenti fatal të shkaktuar nga përplasja me një automjet tip 'Volkswagen që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, gjithashtu banues në Sopëz.

Ngjarja konkretisht ka ndodhur 1 kilometër në dalje të autostradës Lsuhnje-Fier, në drejtim të Divjakës.

29-vjeçari që ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë është goditur nga një automjet, duke humbur kontrrollin dhe për pasojë duke u përplasur. Është tentuar që 29-vjeçari Alban Petro të dërgohet drejt spitalit, por fatkeqësisht në këtë moment ka gjetur vdekjen. Sakaq është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Sipas policisë ngjarja ka nodhur në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit".