U përpoq të shfrytëzonte situatën në Kakavijë, kapet 34 vjeçari me drogë në makinë

16 Gusht 2020, 21:39

KAKAVIJË- Një qytetar është përpjekur që të përfitojë nga situata e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës për të transportuar drogë. 

Por gjatë kontrollit të zhvilluar në automjetin "Mercedez-Benz" e 34 vjeçarit A. Mersini, në kthesën e fshatit Jorgucat, policia ka zbuluar 15 kg drogë. Mësohet se makina drejtohej nga 34 vjeçari nga Gjirokastra, i cili kishte marrë drejtimin për në Greqi duke përfituar nga situata e krijuar prej prezencës së lartë të emigrantëve në doganën e Kakavijës.