U plagos në shpatull në Elbasan, 'Vis korçari' në gjendje të stabilizuar te Trauma në Tiranë, policia bën ekspertizën e makinës

25 Nëntor 2020, 16:08 | Përditesimi i fundit: 2020-11-25 16:50:12

Report Tv siguron pamjet nga Urgjenca e Traumës në Tiranë, ku u dërgua me urgjencë Ervis Çaushllari, i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti paraditen e sotme në Elbasan.

Çaushllari ka shkuar vetë me makinë në Tiranë, ku burime për Report Tv konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe se ai është plagosur në shpatull.  Aktualisht Çaushllari i njohur edhe si "Vis korçari' është futur në sallën e operimit, ndërsa policia ka nisur të bëjë ekspertizën e makinës me të cilën ai erdhi në Spitalin e Traumës.