U plagos pasi s'iu bind policit! Orges Bilbili hesht në spital! Gjyqtari e prokurori me maska te 'Trauma' i komunikojnë arrestin me burg

12 Prill 2020, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 16:23:44

TIRANE-Mesditën e sotme Orges Bilbilit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar. Ai akuzohet për dy vepra penale 'vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje'. Gjyqtari Kujtim Vranici pranoi kërkesën e prokurorit Petrit Hysi për ta lënë në arrest me burg pa afat, raporton gazetari i Report Tv Merin Maçi. Avokati i të arrestuarit i caktuar kryesisht Erjon Kullolli tha se Bilbili nuk pranoi që të flasë, ndërsa shtoi se gjendja e tij nuk ishte optimale.