U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon ndjesë publike në Report Tv: Një shembull që nuk duhet ndjekur

21 Shtator 2020, 18:52

TIRANË - Takimi i mjekut Pëllumb Pipero në Skrapar pak ditë më parë ku mori dhe çmimin "Qytetar Nderi" nga Bashkia ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid.

Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.