U qëllua me 24 plumba, ja pamjet e makinës së djalit të pronarit të hotelit në Tushemisht

8 Gusht 2020, 10:23

Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht. 

Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari.

Sipas informacioneve, kriminelët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.