U rikthye sot në Shqipëri, qytetari për Report Tv: Pa u larguar korona nuk kthehem më në Itali!

19 Prill 2020, 22:31

Kishte shkuar në Itali për të punuar, por planet nuk shkuan ashtu siç e kishte parashikuar! Kjo është historia e një zotërie që është kthyer sot në Shqipëri me avionin e "Air Albania". Ai thotë se ka qëndruar në hotel për një kohë të gjatë me shpenzimet që ia paguante komuna e Milanos, teksa rrëfen se nuk do rikthehet më atje, të paktën deri sa të largohet koronavirusi.

"Udhëtimi shumë rehat, faleminderit qeverisë! Ne qëndruam 1 muaj e 40 ditë në Itali! Paguante komuna e Milanos, sa u ndërpre puna filloi asistenca. isha në punë, me rregulla. Do rikthehem pas 4-5 muajsh. Pa u larguar nga korona. Atje kemi pasur kushte të mira, ma merr mendja të jetë edhe kështu", tha qytetari.