U shemb nga përmbytjet, ushtria zbarkon në Delvinë për të rindërtuar urën

8 Nëntor 2019, 11:41

DELVINE - Forcat xheniere të ushtrisë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në fshatin Van të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Pas shembjes së urës tre ditë më parë 350 banorë të fshatit mbetën të bllokuar. Ura sipas banorëve u ndërtua vetëm pak kohë më parë, por njëra këmbë e saj nuk arriti që t'u rezistonte përmbytjeve.