U shembin banesën pa leje, çifti jeton në rrugë, Ruzhdi Kojku: Duam një banesë, nuk paguajmë dot qeranë

29 Dhjetor 2018, 19:22

Ky është Ruzhdi Kojku 46 vjeç, cili ka ardhur në Tiranë që në moshën 11-vjeçare, ndërsa 26 vitet e jetës së tij i ka kaluar në emigracion. Prej 11 ditësh, Ruzhdiu së bashku me bashkëshorten e tij Suzanën jetojnë në mes të rrugës, kanë vetëm një krevat, një dollap dhe një frigorifer. Banesa e tyre pa leje është shembur pasi prekej nga plani i Unazës. Ata më pas kanë jetuar në një shtëpi me qera, por që janë nxjerrë jashtë pasi nuk kanë paguar qeranë për disa muaj.

Kam një muaj e gjysmë për të paguar qeranë. Do qeranë ai. Kam 5 fëmijë, 3 nuk e di nga janë, Gjermani, Itali nuk e di. Gocën e kam të martuar në Lushnjë, është shumë larg, çunin e kam 19-vjeç punon për 5-6 mijë lekë. Aq bukur ja kaloj këtu unë. Hajde në mëngjes, kape këtë me dorë, është ujë, nuk të lënë të vendosësh as dy llamarina.

Rruzhdi Krojku

Ruzhdiu dhe Suzana janë prindër të 5 fëmijëve. 3 prej tyre janë në emigracion, por që nuk u kanë ardhur në ndihmë prindërve të tyre. Një prej djemve të Ruzhdiut dhe Suzanës jeton me prindërit, por që nuk preferon të rrijë aty në rrugë dhe në kushte të tilla. Suzana, me lot në sy tregon se i ka humbur kontaktet me djalin.

Nuk më hap telefonin çunin, më ka ikur çuni. E marr në telefon nuk ma hap. Po qante, nuk vij të flej këtu më thotë. Iku.

Suzana Krojku