TIRANE-Besnik Muçi i shkarkuar nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme nuk pranon që të largohet nga detyra duke mos iu bindur vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vettingut. Sot në mëngjes ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa u ka dërguar një letër anëtarëve të kësaj gjykate duke kërkuar që të rishqyrtojnë rastin e tij. Ai pretendon se vendimi i vettingut nuk është i mbështetur në referencë ligjore ose kushtetuese. Sipas tij, menjëherë pas betimit të tij në Presidencë KLP-ja duhet të hiqte statusin e magjistratit dhe Kolegji të ndërpriste hetimin, pasi nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses.
U shkarkua nga vettingu/ Besnik Muçi letër Kushtetueses: Do rri në detyrë derisa të vendosni ju
No videos found.