Erkand Qerimaj nderoi flamurin kuqezi në kampionatin europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, pasi shkodrani që garoi në peshën deri 73 kilogramë fitoi medaljen e artë në shkëputje. Qerimaj arriti të ngrinte 150 kilogramë në provën e tretë.
“Mbi të gjitha u gëzova mbi faktin se do t’i dërgoj një medalje në shtëpi djalit, sepse kur mbaroi gara më tha nuk fitove medalje, ndërsa unë i thash të presim se s’ka mbaruar ende,”-tha Erkand Qerimaj, peshëngritës.